LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës në SHBA me ulje

Çmimi i naftës në SHBA me ulje

Çmimet e naftës u ulën pas shqetësimeve të tregtarëve se tensionet e tregtisë globale mund të dëmtojnë rritjen ekonomike dhe do të pakësojnë kërkesën për naftë.

Të dielën, ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të G20-s përfunduan takimin e tretë vjetor në Buenos Aires duke bërë thirrje për më shumë dialog për të parandaluar dëmet e shkaktuara nga tensionet tregtare e gjeopolitike ndaj rritjes ekonomike globale.


“Janë rritur rreziqet e rënies në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme,” thanë udhëheqësit financiarë në deklaratën e bërë pas takimit.

Nga ana e të dhënave, kompania “Baker Hughes” ka pakësuar 5 sonda shpuese në një javë deri më 20 korrik. /Telegrafi/