LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i Bitcoin vazhdon të rritet

Çmimi i Bitcoin vazhdon të rritet

Çmimi i Bitcoin edhe të mërkurën vazhdoi të rritet, pavarësisht se një rregullator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëroi se është përhapur mashtrimi në mesin e nxitësve të investimeve të kriptove.

Komentet e shefit ekzekutiv të International Exchange Inc (ICE), Jeffrey Sprecher, kanë marrë vëmendje, pasi ai tha se kriptovalutat janë më të besueshme se Rezerva Federale në ditët e sotme, përcjell Telegrafi.


Bordi i Letrave me Vlerë të Shtetit të Teksasit, tha në një raport se ka hulumtuar 32 reklamues të investimeve të kriptovalutave në katër javët e fundit dhe se të paktën pesë nuk arritën të shpalosnin siç duhet rrezikun lidhur me kriptovalutat për investitorët potencialë. Sipas gjetjeve, në vend të kësaj, reklamuesit garantuan kthime deri në 40 për qind në muaj.

Aktualisht një Bitcoin, sipas CoinMarketCap, tregtohet me 6,832.63 dollarë, apo me një rritje prej 1.26 për qind në 24 orët e fundit. /Telegrafi/