LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i banesave 20% më shtrenjtë se vitin e kaluar në Maqedoni

Çmimi i banesave 20% më shtrenjtë se vitin e kaluar në Maqedoni

Vazhdon rritja e çmimeve të pronave të patundshme në Maqedoni. Nga sektori i ndërtimtarisë thonë se në ndërtesë të sapondërtuar në komunën Qendër, një metër katror hapësirë banimi lëviz nga 1600 deri në mbi 2000 euro. Në Karposh çmimet lëvizin nga 1300 deri në 1800 euro, ndërsa banesat e reja në Aerodrom nga 1300 deri në 1500 euro. Në Çair çmimi ka kaluar 1000 euro dhe e njëjta gjë po ndodh në Manastir dhe në Ohër ku tashmë çmimet janë mbi 1300 euro për metër katror.

Çmimet e banesave


Qendër 2000 euro
Karposh 1800 euro
Aerodrom 1500 euro
Çair 1000 euro
Manastir 1000 euro
Ohër 1300 euro

Ndërtuesit arsyetohen me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, por edhe rritjen e pagave të punëtorëve të ndërtimit të cilët janë gjithnjë e më pak për shkak të largimit masiv për në vendet e BE-së.

“Nëse në vitin 2022, ndryshe nga një vit më parë, do kishte më pak apartamente të planifikuara për ndërtim, do kuptojmë se këtë vit dhe vitin e ardhshëm do kishte ofertë më të vogël të banesave dhe kjo është arsye e mjaftueshme që çmimi i banesave ka nivel shpejtësie të lartë dhe rritje të çmimit”, tha Andrea Serafimovski, Shoqata e Ndërtimtarisë.

Edhe Banka Popullore ka publikuar një raport ku thuhet se në tremujorin e parë të vitit ka pasur rritje të çmimit të banesave në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për afro 20 për qind. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në tre muajt e parë të vitit ka rritje të çmimeve në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar për 1.5 për qind. Informacionet thonë se ka rritje të kontratave të qirasë, por rënie të numrit të banesave të shitura./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori