LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës vazhdojnë me rënie

Çmimet e naftës vazhdojnë me rënie
SIGNAL HILL, CA - MARCH 5: Pumps draw petroleum from oil wells through the night as the cost of crude oil tops $104 per barrel in its surge to new record high prices March 5, 2008 in Signal Hill, California. The cost of crude has California drivers paying more than ever. Statewide gas prices are now 58 cents a gallon higher than the same time last year. (Photo by David McNew/Getty Images)

Sesioni i parë i javës nuk ka shërbyer aspak për të ndalur disi rënien e lirë të çmimeve të naftës, përkundrazi. Çmimet kanë konfirmuar momentin aspak të mirë që po kalon tregu.

Trendi gjatë sesionit të parë të javës merr shtysë nga të dhënat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që flasin për një rritje të puseve aktive të naftës në vend.


Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.26 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.30 dollarëve për fuçi.

Kolapsi i ditëve të fundit ka zgjeruar ndjeshëm dhe hendekun mes dy benchmarkëve kryesorë, në rreth 3 dollarë për fuçi, çka i jep zë një përshkallëzimi të luftës së tregut.

Investitorët i tremben idesë se, OPEC mund të rihyjë në luftë, duke zhbërë çdo përpjekje për të balancuar tregun. Nafta Brent është drejt sesionit të pestë me radhë në humbje, që është edhe seri amë negative që prej nëntorit të 2016-ës. /Telegrafi/