LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës me rritje

Çmimet e naftës me rritje

Çmimet e naftës u regjistruan me rritje në sesionin e së enjtes, duke përmbysur kështu plotësisht trendin e javës. Presioni mbi çmimet vjen pas të dhënave që tregonin një rënie të papritur të rezervave në SHBA.

Nafta Brent e Londrës shitet rreth 55.52 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 52.73 dollarëve për fuçi.

Administrata amerikane e energjisë raportonte të Mërkurën se, rezervat e naftës ranë me 869 mijë fuçi gjatë javës së kaluar, duke zbritur në 256.2 milionë fuçi. /Telegrafi/