LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës me rënie

Edhe çmimet e naftës e nisën këtë fillim jave në rënie, si pasojë e shqetësimeve për mbingopjen e tregut dhe dyshimeve për mosgrirje të prodhimit.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ranë me 0.4 për qind duke u këmbyer me 48.52 dollarë për fuçi.


Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, e nisën ditën e sotme duke shënuar të njëjtin nivel humbjeje me 0.4 për qind dhe duke u këmbyer me 49.50 dollarë për fuçi. /Telegrafi/