LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie të lehtë gjatë sesionit të sotëm, si pasojë e të dhënave të fundit që flasin për një rritje të ofertës globale.

Nga ana tjetër, përpjekjet e Organizatës së vendeve eksportuese të naftës për të shtyrë përtej qershorit marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit, nuk po rezultojnë domethënëse në trajektoren e çmimeve.


Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.34 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.64 dollarëve për fuçi.

Një mbështetje e lehtë për çmimet vjen ndërkohë nga Rusia, ku të dhënat më të fundit flasin për një rënie modeste të prodhimit, në 11 milionë fuçi në ditë, nga 11.05 milionë që ishte gjatë muajit mars.

Vendet e OPEC dhe prodhuesit e tjerë jashtë organizatës, ku spikat Rusia, do të takohen më 25 maj për të diskutuar pikërisht mundësinë e shtyrjes në kohë të strategjisë së shkurtimit të prodhimit, që duhet të përfundojë në qershor./Telegrafi/