LAJMI I FUNDIT:

“Çka do të bëja pa ty?”, urimi emocional i Rita Orës për motrën Elenën (Foto)

“Çka do të bëja pa ty?”, urimi emocional i Rita Orës për motrën Elenën (Foto)
"Çka do të bëja pa ty", e nisë Rita mesazhin e saj për Elenën.

Sot ajo është ikonë e modës dhe e stilit, por jo vetëm.

Megjithatë, Rita Ora dikur ka qenë një fanse e flaktë e motrës së saj Elenës, duke bërë atë që ajo bënte.


Për të festuar ditëlindjen e motrës së saj këtë të enjte, Rita ka shpërndarë një fotografi të dikurshme nga fëmijëria e tyre, e cila e shfaqë atë dhe Elenën në kostum të balerinave.

Në foton e mrekullueshme Rita dhe Elena mbajnë duart bashkë teksa edhe dukjen e kanë të njëjtë.

Rita, fansja e madhe e motrës së saj. Sa ngjashëm janë dukur bashkë... Foto: Snapchat
Rita, fansja e madhe e motrës së saj. Sa ngjashëm janë dukur bashkë… Foto: Snapchat

Përbri fotos, Rita ka shkruar një mesazh tejet emocional, me të cilin edhe uroi ditëlindjen e motrës së saj, shkruan Telegrafi.

“Çka do të bëja pa ty? Zoti e din. Ti je gjithçka dhe arsyeja pse unë jam kjo sot. Sa herë më brohorit, e di se është për të mirën time dhe se më do”, u shpreh Rita në mesazhin në fjalë.

Rrëfimi i Rita Orës në aventurën America's Next Top Model (Foto)
Lexo po ashtu Rrëfimi i Rita Orës në aventurën America's Next Top Model (Foto)

Ajo shtoi se pëlqente që të kopjonte Elenën si fëmijë.

"Çka do të bëja pa ty", e nisë Rita mesazhin e saj për Elenën.
“Çka do të bëja pa ty”, e nisë Rita mesazhin e saj për Elenën.

“Më kujtohet kur nëna na veshte njëjtë sepse unë do të qaja nëse nuk do të kisha gjënë e njëjtë sikurse ti, kurse shpeshherë ti më jepje gjërat tua, sepse këtë e bëjnë motrat e mëdha”.

“Ne ndërtuam këtë së bashku dhe do të mbajmë bashkë gjithmonë. Jam krenare me ty dhe gjithçka që ke arritur deri tani. Urime motër”, shtoi në mesazh Rita.

Rita ka kujt t'i ngjajë për bukurinë e saj!
Rita ka kujt t’i ngjajë për bukurinë e saj!

Rita dhe Elena ndajnë së bashku një shtëpi në Londër, por së fundmi këngëtarja është tejet e zënë.

Ajo po qëndron në Los Angeles ku i është përvjelur punës në studio për herë të parë që prej largimit nga Roc Nation dhe bashkëpunimi me Jay Z, në një tentim të ri për të lansuar një album të ri që nga albumi “Ora” i vitit 2012. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori