LAJMI I FUNDIT:

Çka na bën të vetmuar dhe si ndikon kjo në trupin dhe mendjen tonë

Çka na bën të vetmuar dhe si ndikon kjo në trupin dhe mendjen tonë
Ilustrim
-->

Me siguri se çdo njeri është ndjerë i vetmuar në ndonjë fazë të jetës – ndoshta disa njerëz nuk kanë pasur me kë të shkojnë në kinema e disa tjerë nuk kanë pasur me kë të flasin.

Të gjithë jemi ndryshe. Kur ballafaqohemi me vetminë, nuk e dimë as çfarë duhet të bëjmë, transmeton Telegrafi.

Si rezultat, njerëzit fillojnë të hanë shumë, kanë pagjumësi dhe fillojnë të besojnë se vetmia është fati i tyre.

Ekspertët kanë treguar se si ndryshojnë trupi dhe mendja kur ndihemi të vetmuar.

Jeni gjithmonë të uritur

Shumica e njerëzve në planet hanë shumë kur kanë probleme ose janë në ankth. Zakonisht hanë gjëra të ëmbla ose pica. Nuk mund ta kontrollojnë dhe ndihen më mirë për një periudhë të shkurtë kohore, por, pastaj, e përjetojnë një ndjenjë më të fortë të urisë.

Në nënvetëdijen e tyre, ata janë duke provuar diçka që jua bën jetën të duket e lehtë duke ngrënë diçka të shijshme. Dhe, në atë moment, trupi e prodhon hormonin e urisë – grelinin. Shkencëtarët kanë kryer një studim për të analizuar lidhjen mes hormonit të urisë dhe vetmisë. Ata kanë zbuluar se njerëzit që e konsiderojnë veten të vetmuar kanë një rritje të prodhimit të grelinit në gjak – pra hanë më shumë.

Shpenzoni shumë kohë duke bërë blerje në internet

Shenjat e vetmisë nuk duhet të jenë të qarta. Një studim ka treguar se njerëzit që janë në këtë gjendje shpeshherë duan të blejnë diçka. Zakonisht janë të përqendruar në gjëra materiale për ta mbushur zbrazëtinë që e ndjenjë.

Nuk keni ëndrra dhe nuk mund të ndiheni të lumtur për tjerët

Vetmia afatgjate shpeshherë mund të shoqërohet me një gjendje depresive. Njerëzit thjesht nuk ndihen më të lumtur. Ata duhet të bëjnë çdo gjë për të dalë nga kjo gjendje. Njerëzit që kanë kaluar përmes kësaj rekomandojnë të mësoni të ndiheni të lumtur për njerëzit tjerë, gjë e cila pastaj ju lumturon edhe juve.

Ndiheni të panevojshëm

Ndjeheni të pashpresë, nuk e dini përse jeni gjallë, ndiheni të panevojshëm. Nëse jeni duke përjetuar diçka të tillë, atëherë përpiquni ta telefoni ndonjë mik të vjetër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori