LAJMI I FUNDIT:

City mposhtë lehtësisht Aston Villën

City mposhtë lehtësisht Aston Villën
Ilkay Gundogan . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Manchester City ka fituar lehtësisht ndaj Aston Villës me rezultat 3-0.

Në pjesën e parë tifozët e dyja skuadrave nuk panë asnjë gol të shënuar, edhe pse City dominoi lojën.


Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç nisën pa gola 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, City gjeti golin e parë kur Raheem Sterling realizoi i vetëm me portierin mysafir për 1-0.

Raheem Sterling . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Edhe pse shënuan golin e parë, sulmet e Cityt nuk u ndalen në drejtim të portës së Villas.

Në minutën e 65-të, ishte mesfushori Kevin De Bruyne që në tentim për të harkuar shënoi gol për 2-0.

Vetëm pesë minuta më vonë, mesfushori gjerman Ilkay Gundogan realizoi pas një tollovie në zonë realizoi për 3-0.

Pas kësaj fitore City rikthehet në pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë, tri më pak se lideri Liverpool që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në ndeshjen e ardhshme City do të luaj përsëri para tifozëve të vet, por kësaj radhe ndeshet me Southamptonin.

Ndërkohë Aston Villa do të jetë nikoqir i liderit aktual të Ligë Premier, Liverpoolit. /Telegrafi/