Everton dhe Manchester City i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 18:30 do të zhvillohet në stadiumin ‘Goodison Park’ e që cilësohet si derbi i javës së dytë në ligën angleze, pas Arsenalit me Manchester United që e zhvillojnë të hënën.

Në këtë takim Evertoni do të jetë pa Jean-Philippe Gbamin që është i lënduar.

Nga ana tjetër, City do të jetë pa Aymeric Laporten, Leroy Sanen dhe John Stones, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Evertonit: Pickford, Coleman, Keane, Mina, Digne. Schneiderlin, Delph, Walcott, Sigurdsson, Richalison, Calvert-Lewin.

Formacioni startues i Cityt: Ederson, Walker, Otamendi, Fernandinho (C), Zinchenko, Gundogan, Rodrigo, Mahrez, De Bruyne, Sterling, Jesus. /Telegrafi/