LAJMI I FUNDIT:

City gati ta shesë Gabriel Jesusin, i vendos çmimin e largimit

City gati ta shesë Gabriel Jesusin, i vendos çmimin e largimit
Gabriel Jesus. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Gabriel Jesus nuk është i kënaqur me situatën e tij te Manchester City.

Braziliani nuk është i kënaqur me situatën e tij teksa është sulmuesi i dytë pas Kun Agueros.


Kjo gjë nuk po i pëlqen Jesusit që ka kërkuar largimin nga Manchester City.

Real Madrid, Juventus, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë skuadrat që kanë shprehur interesim për brazilianin.

Gabriel Jesus. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Kampionët në fuqi të Anglisë janë gati ta shesin yllin e tyre dhe tanimë i kanë vendosur çmimin e largimit.

Citizens duan plot 115 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet Gabriel Jesus.

22-vjeçari ka një kontratë me klubin kampion të Anglisë deri në qershor të vitit 2023. Jesus këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën bardh e kaltër derisa ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/