Manchester City e ka filluar mbarë rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të Ligës Premier, pasi e ka mposhtur West Ham Unitedin.

Citizens e filluan sezonin 2019/20 me fitore 0-5 në udhëtim te ‘Çekanët’, derisa goli i parë u shënua nga Gabriel Jesus në minutën e 25-të, pas asistimit që pranoi nga Kyle Walker.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, ndërsa në pjesën e dytë u realizuan dy të tjerë.

Në listën e realizatorëve u fut Raheem Sterling (51’), që pranoi një asistim të bukur nga Kevin de Bruyne.

Anësori anglez ishte tejet i disponuar për lojë pasi në minutën e 75-të, realizoi golin e tij dytë nga asistimi që pranoi nga Riyad Mahrez.

Citizens e realizuan edhe golin e katërt në këtë takim, pasi Sergio Aguero (84’) shënoi nga pika e bardhë, kur u mendua se ndeshja po përfundonte 0-4, Sterling (90’+2) arriti ta realizonte het-trikun e tij të parë për këtë sezon.

Liverpooli dhe kampioni në fuqi i Ligës Premier aktualisht kanë fituar tri pikët e para në sezonin e ri, derisa ende nuk kanë përfunduar as gjysma e përballjeve të xhiros së parë. /Telegrafi/