Çitaku: Presioni qytetar e detyroi Albin Kurtin të tërhiqet nga përpjekja për zgjedhjen e presidentit

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur Presidentin në stil “karate” dhe për ta permbysur rendin kushtetues.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kurti abuzoi me zyrën e presidentit.
“Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit. Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur. Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës”, ka shkruar ajo.
Tutje Çitaku theksoi se: “Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër. Një shfaqje e turpshme”. /Telegrafi/




















































