LAJMI I FUNDIT:

Çitaku përkujton viktimat e Masakrës së Srebrenicës: Ata u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të OKB-së

Çitaku përkujton viktimat e Masakrës së Srebrenicës: Ata u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të OKB-së

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Srebrenicës që ndodhi gjatë vitit 1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se 8 mijë e 372 civilë boshnjakë janë vrarë brutalisht pasi forcat serbe kanë sulmuar “zonën e sigurt” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë.


Kurti: Nuk ka ende drejtësi dhe paqe për Srebrenicën
Lexo po ashtu Kurti: Nuk ka ende drejtësi dhe paqe për Srebrenicën

“Në këtë ditë, 28 vjet më parë, 8372 civilë boshnjakë u vranë brutalisht. Ata u vranë pasi forcat serbe sulmuan ‘zonën e sigurt’ të OKB-së në Srebrenicë. Deri më sot, në Serbi ka mohim për gjenocidin e Srebrenicës”, ka shkruar Çitaku, duke shtuar se kjo masakër nuk do të harrohet kurrë.

Të martën, më 11 korrik, shënohet 28-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë. Më shumë se 8 mijë meshkuj myslimanë boshnjakë u vranë në Srebrenicë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori