LAJMI I FUNDIT:

Çitaku për takimin Kurti-Vuçiq: Barrën e dështimit të procesit do ta paguajë rëndë Kosova

Çitaku për takimin Kurti-Vuçiq: Barrën e dështimit të procesit do ta paguajë rëndë Kosova

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pas dështimit të radhës në dialogun Kosovë-Serbi.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti në Ohër ka pranuar vet që asociacioni do të jetë në qendër të marrëveshjes.


Ajo thotë se njohja de facto në realitet ekziston.

“Kryeministër, ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike. E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush”.

Kurti: Asociacioni s'mund të dalë para 39 marrëveshjeve tjera si "qerrja para kuajve"
Lexo po ashtu Kurti: Asociacioni s'mund të dalë para 39 marrëveshjeve tjera si "qerrja para kuajve"

Nënkryetarja e PDK-së thotë se ajo barrën e dështimit të procesit,  Kosova do ta paguajë rëndë.

“Sidoqoftë, një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë”.

Ajo thotë se “arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Washington”.

Çitaku thotë se Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njëjtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel.

“Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre. Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tone”, ka deklaruar Çitaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori