eksperti-banner

Derisa krerët e institucioneve të vendit flasin për "rezultatet e arritura", Beogradi sfidon sistemin e drejtësisë në Kosovë. Emëron "njerëzit e ligjit", gjykatësit dhe prokurorët, të cilët do të kryejnë funksionin e tyre anekënd Kosovës. Të zgjedhurit e dhanë edhe betimin, të mërkurën (30 dhjetor). Për ta thuhet se do t'ia nisin punës "që nga 1 janari 2010".

Regjimi i presidentit të Serbisë, Boris Tadiqit ka paraparë t'i "shuaj të gjitha gjyqet në Kosovë që nga 1 janari..". "Selia" e "rrjetit të gjyqësisë dhe prokurorisë", sipas këtij regjimi, është matanë lumit Ibër, në Mitrovicë. Këtu do të funksionojnë të ashtuquajturat - gjykata e lartë dhe ajo themelore. Në "gjyqin themelor" do të punojnë 14 gjyqtarë, ndërsa në atë të "lartin" - tetë sish. Gjithashtu është paraparë të funksionojnë edhe "gjyqet për kundërvajtje".

Pesë prokurorë angazhohen në "gjyqet themelore", ndërsa në atë të "lartin" katër sish. Risi tjetër është funksionimi edhe i katër "filialeve" gjyqësore, në Shtërpcë, Gorazhdec, Ranillug dhe Graçanicë.

Së këtejmi, është parashikuar "kompetenca reale dhe ajo territoriale", u mor vesh, sipas ligjeve serbe. Ligjet e Kosovës, zotëri Tadiqi me një "picetë" i qetë "në kosh" !
Me këtë hap të përçudshëm, krijimin e "gjykatave të katundeve", Serbia, mbase mund të hyjë në librin e çudirave, librin e Guenisit.
Para mund të ndodhë lufta e tretë botërore se sa të jetësohet ideja dhe plani antishqiptar i krerëve të Beogradit.

Çështja e Kosovës, zotërinj të Beogradit, është akt i kryer, pavarësia e saj është njohur nga 64 shtete dhese nuk ka as mundësi praktike, lëre më teorike, të ndodhë restitutio in integrum - kthimi në gjendjen e mëparshme. Mund t'i bini vetëm kavallit? Propaganda e juaj, stereotipe, aq është bajate sa të bën të qeshësh për mjerimin që po e përjeton elita politike serbe.

Jo rastësisht babai i psikoanalizës Zigmund Frojdi në librin e tij Psikopatologjia e jetës së përditshme (1904) nuk i ka cilësuar serbët të paturpshëm. Fjalët e tij po dalin edhe sot pas një shekulli.
Shtypi serb i dha publicitet kësaj "ngjarjeje interesante". Gazeta Politika online, e 31 dhjetorit 2009, tekstin për "emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve" e ilustron me një banderolë të madhe në të cilën shihet mbishkrimi në alfabetin cirilik: "Opshtinski sud Kosovska Mitrovica".

Zyrtarët e Beogradit nuk kanë parashikuar se cila polici do t'i bëjë hetimet ndaj atyre që bëjnë krime, shkelin "rendin dhe qetësinë publike". Nuk e kanë parashikuar se në cilin burg do të shkojnë të pandehurit ?!

Boris Tadiqi bën punë Sizifi. Ai orvatet ta ktheje rrotën e historisë në mesjetë, në kohën e inkuzicionit. E di ai se çdo të thotë shteti, njohja e pavarësisë së Kosovës nga vendet më të fuqishme në botë. Nëse nuk e di, le t'i shfletojë librat e juristit serb dr. Radomir Llukiqit, aty do të mësoj për fillet e së drejtës dhe shtetit. E di ai, a s'e di se integritetin territorial të shtetit të Kosovës e ruan dhe e mbron aleanca ushtarake më e fuqishme në botë - NATO. Faktori ndërkombëtar, sidomos Amerika, kurrën e kurrës nuk do t'ia lejojë këtë luks Serbisë.

Zotërinjt, Boris Tadiqi, ministri i tij Vuk Jeremiqi, të cilët qesin "tym prej gojës", dhe të tjerët vetëm mund të shohin ëndërra. Të shohësh ëndërr është "e drejtë natyrore", kjo e drejtë nuk sanksionohet as me të drejtën ndërkombëtare. Ajo çka po bën Tadiqi s'është gjë tjetër pos një cirk, karikaturë e një regjimi, karikaturë e kohës.

Janë të njohura cirqet serbe. Sllobodan Millosheviqi në shtator të 2000-ës e pati mbajtur cirkun në qendër të Beogardit. Regjimi i tij mbajti "procesin e shekullit", në mungesë i dënoi me dënime kapitale burrshtetasit botërore dhe zyrtarët më të lartë të NATO - s. Dënimet kapitale iu caktuan atëbotë Bill Clintonit, Jacque Chirakut, Tony Blearit, Javier Solanës...

Tadiqi ia kaloi Millosheviqit, i mbajti disa cirqe, por dy sosh janë më "interesante", ai në Hagë dhe ky i fundit, më 30 dhjetor 2009 në Beograd. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Serbia e pësoi "nokautin klasik". Tadiqi i zemëruar përtej mase, në gjendje ekstaze, imagjinoi cirkun e përmendur, "emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve" në një territor të huaj, në shtetin e Kosovës.