LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx vjen me ofertë të veçantë për 1 dhjetor!

Cineplexx vjen me ofertë të veçantë për 1 dhjetor!

Pas hapjes publike me 30 nëntor, kinemaja austriake Cineplexx do të ofrojë me 1 dhjetor mundësinë unike për bileta ‘Paguaj 1, merr 1 FALAS’ gjatë tërë ditës.

Cineplexx njofton se me datë 1 dhjetor do t’i hapë dyert nga ora 12:00 deri në ora 23:00 me një ofertë të jashtëzakonshme. Gjatë tërë ditës, të gjithë filmdashësit që blejnë 1 biletë, do të marrin 1 biletë tjetër FALAS për shoqëruesin e tyre.


Brenda hapësirave të sallave të Cineplexx në Prishtinë (Foto)
Lexo po ashtu Brenda hapësirave të sallave të Cineplexx në Prishtinë (Foto)

Kjo ofertë e veçantë do të vlejë vetëm me këtë datë dhe nuk ka limit në filma.

Filmat që do të shfaqen këtë ditë në 6 sallat me standardet më të reja të teknologjisë janë Home Sweet Home, Dr. Strange 3D, Fantastic Beasts and Where to Find Them 3D, Inferno, Jack Reacher: Never Go Back, Bad Santa 2, Don’t Breathe, Hacksaw Ridge, Vaiana 3D dhe Trolls 3D.

Çmimet e biletave:

Filmat në teknologji digjitale (2D):

Çmimet gjatë ditëve të punës (Hëne, Mërkure, Enjte) – 3.60 euro
Çmimi gjatë Ditës së Kinemasë – 2.80 euro
Çmimet gjatë vikendit (Premte, Shtunë, Diel) dhe festave – 3.90 euro
Çmimet për studentë (Hëne, Mërkure, Enjte) – 2.90 euro
Çmimet për grupe (mbi 20 persona) – 2.60 euro

Filmat në RealD 3D:

Çmimet gjatë ditëve të punës (Hëne, Mërkure, Enjte) – 4.70 euro
Çmimi gjatë Ditës së Kinemasë – 3.90 euro
Çmimet gjatë vikendit (Premte, Shtunë, Diel) dhe festave – 5.00 euro
Çmimet për studentë (Hëne, Mërkure, Enjte) – 4.00 euro
Çmimet për grupe (mbi 20 persona) – 3.70 euor

*Çmimet mund të rriten për 0.20-0.50 euro për filmat mbi 120 min.

Distributori kinematografik Constantin Film Holding GmbH është themeluar në Austri më 1951, ku deri në vitet e 90-ta ka funksionuar me 25 kinema tradicionale. Pas një ndryshim strukturor, në vitin 1993 krijohet Cineplexx Cine Operations GmbH, nënkompani e Constatin Film Holding GmbH. Biznesi morri hov në një kohë kur shumë kinema tradicionale në Austri po zhdukeshin, dhe kinematë Multiplex po pushtonin tregun. Constatin FILM reagoi duke hapur 20 kinema dhe 157 ekrane të mëdha në Austri. Përveç kësaj, kinematë tradicionale me gati 16 salla vazhdonin të ishin funksionale.

Cineplexx, kinemaja e parë me 6 salla në Kosovë
Lexo po ashtu Cineplexx, kinemaja e parë me 6 salla në Kosovë

Në vitin 2009 Cineplexx INTERNATIONAL GmbH filloi të zgjerohej në vendet fqinje me Austrinë, si Itali, Kroaci, Serbi, Slloveni, Maqedoni, Shqipëri, dhe tani edhe në Kosovë me 6 salla.

Sot, Cineplexx ka një prezencë të fortë në treg me 35 kinema “multiplex” dhe gjashtë kinema tradicionale në Austri, Kroaci, Serbi, Slloveni, Maqedoni dhe Itali, duke ofruar kapacitet të rreth 60,000 ulëseve në 267 salla. Në 2012, forca punëtore e kompanisë numëronte 1,100 punonjës, ndërsa të hyrat e përgjithshme kalonin shifrat e 115 milionë eurove, teksa numri i vizitorëve shkoi mbi 10.5 milionë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori