LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx, kinemaja e parë me 6 salla në Kosovë

Cineplexx, kinemaja e parë me 6 salla në Kosovë

Nga 30 nëntori do të fillojë punën edhe në Kosovë, kinemaja Cineplexx nga Austria, ku për adhuruesit e filmit do të shfaqen filmat më të ri në teknologjinë e lartë ‘Real D 3D’ dhe atë të zërimit ‘DolbyAtmos’.

Dëfrim Puka, Menaxher i Marketingut dhe Komunikimit në Cineplexx Kosovo, ka thënë për Telegrafin se Cineplexx dallon shumë nga kinematë e zakonshme. Kjo kinema sipas tij, ka një format multiplex, pra kinema me shumë salla.


Në Albi Mall në Prishtinë do të hapen 6 salla me kapacitet prej 1000 ulëseve.

Telegrafi: Në sa vende të Ballkanit operon CinePlexx përveç Kosovës?

Puka: Cineplexx International GmbH është pjesë e Grupit Constantin Film me bazë në Vjenë, që është themeluar në vitin 1951. Kjo kompani operon me 19 kinema multiplex (me shumë salla) dhe 8 kinema Arthouse brenda Austrisë. Aktualisht, 102 ekrane të filmave operojnë jashtë Austrisë. Sot, Cineplexx ka një prani të fortë me 40 kinema multiplex dhe 6 lokacione tradicionale në Austri, Shqipëri, Greqi, Itali, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni, me gjithsej 291 salla.

Telegrafi: Hapja është paralajmëruar më 30 nëntor. Cili do të jetë filmi hapës?

Puka: Ne jemi në pritje të planprogramit final të filmave që do t’i shfaqim gjatë javës hapëse dhe së shpejti do ta publikojmë në faqen tonë në Facebook, Cineplexx Kosovo. Mirëpo, mund t’ju themi se gjatë javës së parë do të shfaqet filmi Inferno.

Telegrafi: Çfarë kalendari të filmave keni deri në fund të vitit dhe çfarë zhanri do të jenë?

Puka: Filmat që do t’i shfaqim gjatë muajit dhjetor do të jenë të zhanreve të ndryshme si aksion, fantashkencë, komedi, dramë, etj. Ndër filmat që do t’i kemi janë Doctor Strange, Inferno, Jack Reacher, Fantastic Beastsand Where To Find Them, Magnificent Seven, Underworld: Blood Wars, Bad Santa 2, Trolls, Moana, Assassin’s Creed, etj.

Telegrafi: Çfarë dallimi ka Cineplexx me kinematë e zakonshme?

Puka: Cineplexx dallon shumë nga kinematë e zakonshme, duke u nisur nga formati i saj Multiplex, që do të thotë kinema me shumë salla. Në Prishtinë do t’i hapim 6 salla me kapacitet total prej 1000 ulëseve.

Gjithashtu, të gjitha sallat do të kenë teknologjinë më të re të fotografisë ‘Real D 3D’ dhe të zërimit ‘DolbyAtmos’. Përveç kësaj, Cineplexx organizon punon me shumë termine të filmave, ku prej orës 15:00 deri në 23:00 çdo 20 minuta fillon një film i ri. Gjithashtu, për klientët vazhdimisht do të organizojmë evente të ndryshme ku do të ofrohen zbritje në bileta dhe produkte.

Tjetër risi që do të sjellë Cineplexx në Kosovë është edhe rezervimi i biletave përmes faqes sonë të internetit, ku njerëzit mund ta zgjedhin filmin e preferuar, sallën dhe ulësen që ata dëshirojnë pa pasur nevojë që të vijnë fizikisht në kinema


Artikull i sponzorizuar