LAJMI I FUNDIT:

“Cima” kujton kohën kur ishte futbollist i Prishtinës: Kam qenë temperament, i shpejtë dhe i rrezikshëm para portës

“Cima” kujton kohën kur ishte futbollist i Prishtinës: Kam qenë temperament, i shpejtë dhe i rrezikshëm para portës

Rasim Thaçin shumëkush e njeh në saje të roleve të shumta prej humoristi shqiptar.

Por, aktori më mirë i njohur si Cima, ka qenë edhe një futbollist profesionist i klubit kryeqytetas të Prishtinës.


Ai i është rikthyer kohës së viteve të 80-ta të shekullit të kaluar teksa zbardh disa detaje rreth kohës së kaluar te bardhekaltërit.

Tashmë 70-vjeçar ka treguar se ka luajtur në dy pozita të ndryshme në fushës dhe se ka qenë temperament.

“Ishte viti 1977 kur në atë kohë isha futbollist i Prishtinës , për disa nga ju që nuk e keni ditë që kam qenë edhe futbollist , dy fjalë për veten time. Kam qenë futbollist temperament, shumë i shpejtë, sulmues me raste edhe mesfushor i djathtë, golashënues disa herë etj”.

“Por ka pas edhe raste që në atë kohë për me tregu veten se jam më i miri e kam hëngër një spec të kuq para lojës … dhe midis lojës më ka rrok më falni në shprehje, qkula dhe jam detyruar me i marr leje dy herë gjyqtarit të ndeshjes me shkuar në banjo dhe herën e tretë kur i kërkova me shkuar sërish, më dha karton të kuq dhe më tha rri qatje në shole mos hajde më hiq”, ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, në foton e publikuar shihen edhe Agim Cana, Burim Hatipi, Nasurllah Shehu, Agim Zymi, Ismet Shufta dhe disa lojtarë serbë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Ishte viti 1977 kur në atë kohë isha futbollist i Prishtinës , për disa nga ju që nuk e keni ditë që kam qenë edhe futbollist , dy fjalë për veten time… Kam qenë futbollist temperament , shumë i shpejtë , sulmues me raste edhe mesfushor i djathtë , golashenues disa herë etj.. por ka pas edhe raste që në atë kohë per me kallxu veten qe jam ma i miri e kam hangër një specë të kuqë para lojës … dhe midis lojës m’ka rrok m’falni në shprehje Qkula dhe jam dashtë me i mar leje dy herë gjyqtarit të ndeshjes me shku në banjo , dhe herën e tretë kur i kërkova me shku në banjo ma dha karton të kuqë dhe më tha rri qatje në shole mos hajde ma hiq 😂. ( Në foto janë edhe Agim Cana , Burim Hatipi , Nasurllah Shehu , Agim Zymi , Ismet Shufta dhe pjesa tjetër e ekipës kanë qenë serb).

A post shared by Rasim Thaçi Cima Official (@rasim_thaci_cima) on May 23, 2019 at 12:33am PDT

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori