Cillessen zëvendësues i De Geas


Sipas medieve angleze dhe atyre holandeze, portieri holandez Jasper Cillessen mund të jetë numri një në të ardhmen për ‘Djajtë e Kuq’.
‘Tulipani’, është njëri nga lojtarët më të dashur nga strategu holandez Louis Van Gaal dhe për këtë arsyeje po e kërkon për portën e Unitedit.
Anëtari i Ajaxit ka treguar paraqitje të mira edhe në Kampionatin Botëror gjatë vitit të kaluar kur ishte zgjedhja e parë për Van Gaalin.
Ndërkohë transferimi i tij në United mund të kompletohet për një shumë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































