Portieri Jasper Cillessen kërkon të transferohet në një skuadër ku do të ketë më shumë hapësira.

Në këtë mënyrë, holandezi pothuajse e k azyrtarizuar largimin nga Barcelona.

Titullar me Holandën dhe i lënë në hije nga Marc-Andre Ter Stegen te katalunasit, portieri do të largohet në verë për të gjetur një ekip ku mund të luajë rregullisht.

Të gjitha lajmet nga Jasper Cillessen Të gjitha lajmet nga Jasper Cillessen

30-vjeçari ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje të Kupës së Mbretit dhe një në Ligën e Kampionëve dhe është i pakënaqur me një situatë të tillë, ndaj i ka kërkuar klubit që ta lejojë të largohet në fund të sezonit.

Ai ka kontratë deri në vitin 2021 me Barcelonën, ndërsa ofertat për të nuk mungojnë që nga Spanja, Italia dhe Anglia.