LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë raportet e Bleros me Memli Krasniqin? (Video)

Cilat janë raportet e Bleros me Memli Krasniqin? (Video)

Gjatë intervistës në emisionin EliteZone, Blero Muharremi është pyetur edhe për raportet e tij me Memli Krasniqin, vëllanë e ish-gruas së tij.

Kantautori e ka falënderuar sërish reperin e dikurshëm që e ka ndihmuar për ngritjen në karrierë, ndërsa ka thënë se vazhdon të ketë raporte shumë të mira me të.


“Kam shumë respekt për Memlin dhe është fakt që Memli ka qenë shtylla kryesore e suksesit të karrierës sime. Po të mos ishte Memli nuk do të isha këtu… Prandaj gjithçka është falë Memlit…”.

“Raportet i kemi shumë të mira, normale, komunikojmë, sepse na lidh edhe, normalisht, shoqëria, respekti po, përveç asaj na lidh edhe Tara familjarisht. Kështu që, padiskutim se kam shumë respekt për Memlin”, ka deklaruar Blero duke shtuar se takohet me të për kafe, por më rrallë për shkak të angazhimit të të dyve.