LAJMI I FUNDIT:

Çifti Beckham përplasen me fqinjët për zgjerimin e ndërtimeve që duan të bëjnë në fshat

Çifti Beckham përplasen me fqinjët për zgjerimin e ndërtimeve që duan të bëjnë në fshat

David dhe Victoria Beckham janë përplasur me një fqinj të tyre lidhur me kërkesat e shumta të planifikimit për të ndryshuar pamjen e shtëpisë së tyre në vlerë prej gjashtë milionë dollarësh në Cotswolds.

Në një e-mail dërguar Këshillit të Qarkut në West Oxfordshire, vendasi i irrituar akuzoi çiftin e famshëm se ‘po përpiqej të sillte periferinë në fshat’, shkruan DailyMail.


Gjatë muajve të fundit, futbollisti, 45 vjeçar dhe ish-anëtarja e “Spice Girl”, 46 vjeçare, kanë bërë kërkesë për leje për një liqen dhe bodrum vere, si dhe raportohet se planifikojnë të shtojnë një sauna në pronën e tyre.

Victoria dhe David Beckham (Foto: Chris Radburn – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Projektet e tjera të planifikuara nga Çiftui Beckham, për të cilat ata kanë leje, përfshijnë një tunel sekret, një portë sigurie dhe një ‘super garazh’ për koleksionin e veturave të tyre.

Tani fqinji Michael Douglas i ka dërguar një e-mail këshillit për të shprehur zhgënjimin e tij dhe u kërkoi atyre që të ndalonin çdo zhvillim, raporton The Sun.

Z. Douglas shkroi: “Ajo që ata duket se duan është të sjellin periferitë në fshat, nëse do të kishin dashur gjithçka që ata kishin kërkuar, pse të mos gjenin një pronë e cila ishte aq e madhe sa t’i strehonte të gjitha këto”.

Ai gjithashtu vuri në dyshim se si çdo ndryshim në tokë mund të ndryshojë pamjen e të gjithë zonës, e cila është kryesisht tokë bujqësore.

Në një paragraf tjetër të tij, Z. Douglas pyeti pse Çifti Beckham kishin lëvizur në Cotswolds nëse planifikonin të bënin ndryshime.

Ai shkroi: “Nëse ata nuk duan të jetojnë në fshat në një zonë të hapur të fushave të gjelbra, pse t’i blejnë pronat në radhë të parë, pasi ata kanë prona në Los Angeles, Florida, New York dhe Londër”.

Për të përfunduar letrën e tij, Z. Douglas tha: “Unë besoj se departamenti i planifikimit duhet të hartojë një linjë dhe të refuzojë këtë kërkesë të re të planifikimit”.

Në dokumentet e planifikimit, Çifti Beckham thuhet se kanë blerë hambarë afër Soho Farmhouse. Kjo bëri që z. Douglas të vinte në dyshim dëshirën e tyre për intimitet pasi ndërtesat janë afër një korsie publike.

Vetëm dy javë më parë, planet e familjes Beckham për të ndërtuar një liqen në formë të veshkave në pronën e tyre në Cotswolds u bllokuan për të mbrojtur jetën e egër të zonës.

U zbulua se planet për të krijuar një shtrirje të ujit që përfshin 3000 metra katrorë janë bllokuar për shkak të ndikimit të mundshëm te speciet në zonë.

Çiftit Beckham u është thënë gjithashtu se ata nuk mund të kenë ndriçues rreth liqenit pasi kjo mund të ngatërronte lakuriqët në zonë.

Para se të merren vendime të tjera, David dhe Victoria duhet të paraqesin një plan pesë-vjeçar se si mund të mirëmbajnë habitatet e kafshëve.

Ndihmësi i këshillit lokal të biodiversitetit, Esther Frizell-Armitage tha në një raport: “Një skemë gjithëpërfshirëse e peizazhit do të duhet të përgatitet për të detajuar tiparet e mësipërme të habitatit që do të krijohen, së bashku me një plan mirëmbajtjeje 5-vjeçar”.

Aplikimi për liqenin, që do të ishte katër metra i thellë, gjithashtu thoshte se do të rrethohej nga një grup lulesh të egra dhe pemësh.

Deklarata e Ndikimit në Trashëgiminë e përfshirë në parashtresë thoshte: “Liqeni i propozuar (ose pellg i madh) do të jetë në përgjithësi në formë të veshkave dhe do të vendoset në gjysmën jugore të këtyre bazave, në pjesën më të ulët të zonës”.

David dhe Victoria tashmë u është dhënë leja e planifikimit të tyre për të instaluar një tunel të fshehtë nëntokësor, bodrum vere dhe ‘super garazh’ në shtëpinë e tyre në Cotswolds.

Kohët e fundit atyre iu dha leja për të zgjatur pronën e tyre të përhapur, për aq kohë sa ata fillojnë punën brenda tri vjetësh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori