Churchilli në karikatura: Satirizimi i një shtetari
![Churchilli në karikatura: Satirizimi i një shtetari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Churchill01-e1733491691100-780x439.jpg)
Nga: Alexander Larman / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Në vitin 1932, Winston Churchill shkroi esenë Karikaturat dhe karikaturistët, ku deklaroi: “Karikaturistët me të vërtetë kanë një fuqi të madhe. Karikaturat janë ushqimi i rregullt mbi të cilin ushqehen fëmijët e rritur të ditëve të sotme … Me ato ata shpeshherë formojnë mendimet për burrat publikë dhe … shpeshherë votojnë sipas tyre”.
Edhe pse ishte ende tetë vjet larg nga marrja e postit të kryeministrit, politikani dhe shkrimtari e njihte shumë mirë kategorinë e karikaturës. Në të njëjtin ese, ai shkroi: “Si do të donit të karikaturoheni? A do të donit të dini se miliona njerëz ju shohin gjithmonë në situatat më qesharake? A do të donit të dini se miliona njerëz mendojnë për ju në atë mënyrë”?
Lexo po ashtu:
– Arma sekrete e Churchillit në luftën kundër nazistëve!
– Churchilli, BBC-ja dhe beteja për paanshmërinë
– Kur Churchilli e ndihmoi Zogun, në gjyqin për një çift qensh
– Leksioni nga taksisti dhe vendimi i Churchillit për dorëheqje
– Thënie të Churchillit: Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes!
Ekspozita e re magjepsëse dhe e këndshme e Muzeut Perandorat të Luftës mbi Churchillin në formë karikature, nuk tenton të përfshihet në kritikat irrituese dhe aktualisht popullore ndaj reputacionit të tij. Përkundrazi, kjo përzgjedhje e realizuar në mënyrë të zgjuar fillon me paraqitjen e vitit 1909 në revistën Punch, të Churchillit 34-vjeçar – atëherë deputet liberal – që mbahet pezull nga kolegët e tij triumfues pasi Dhoma e Lordëve hodhi poshtë “Buxhetin e Popullit”, ndërsa përfundon me një karikaturë të Peter Schrankut nga viti 2003, ku Churchilli, në formë cenotafi, shikon rreptë Tony Blair-in me kapelën stetson dhe pyet me të drejtë: “Pra, nuk është as fillimi i fundit”?
Mes këtyre viteve ka një përzgjedhje të ekuilibruar dhe vazhdimisht befasuese të karikaturave çurçilliane, duke filluar nga përpjekjet përgjithësisht mbështetëse dhe miratuese të karikaturistëve britanikë dhe amerikanë që e portretizojnë Winstonin në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, deri te disa vepra vërtet të egra të propagandës së Boshtit që e përshkruajnë atë si një diktator luftënxitës: një kujtesë e dobishme për atë se përfaqësimet vizuale të një udhëheqësi armik, gjatë luftës, ishin po aq të egra nga pala kundërshtare sa karikaturat e Hitlerit në Britani.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Churchill02.jpg)
Disa nga imazhet britanike mund t’i duken një spektatori bashkëkohor si të buta dhe servile. Ernest “E. H.” Shepard vlerësohet me të drejtë për ilustrimet e tij të veprës Uini-Pu [Winnie the Pooh], por karikaturat e tij të Churchillit të përfshira këtu, si ajo e nëntorit 1938 që e paraqet atë duke u vizituar nga paraardhësi i tij, Duka i Marlboros, pastaj tjetra pasi u bë kryeministër në vitin 1940, si dhe si Shën Gjergji duke vrarë dragoin më 1941, janë naive dhe disi të turpshme.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Churchill03.jpg)
Shumë më interesante janë karikaturat nga karikaturisti i Punch-it, Leslie Illingworth, që fillojnë në mënyrë tradicionale me puro dhe gishta ngritur lart, ndërsa përfundojnë me një pamje të zymtë nga shkurti 1954: “Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje”, që përshkruan një Churchill të moshuar dhe të trishtuar. Subjekti u ofendua, duke thënë se “ka ligësi në të,” por kjo mund të mos ketë qenë rastësi që ai dha dorëheqjen si kryeministër vitin e ardhshëm, i rraskapitur nga problemet shëndetësore.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Churchill04.jpg)
Ekspozita është kompakte, por çdo imazh ka historinë e vet. Largohesh i edukuar dhe i frymëzuar, duke kujtuar fjalët e karikaturistit të njohur të Churchillit, David Low: “Churchilli është larg të qenit aktori më i mirë; ai është personaliteti më i spikatur dhe i skicuar në jetën publike britanike”. Kjo u tha në vitin 1926; ishte po aq e vërtetë dekada më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/Agim-Mala-2-e1564063590952-780x439.jpg)
Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Jeta problematike e aktorit Mickey Rooney dhe rënia e tij e trishtueshme
![Çdo të Hënë me çikat e Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/f.0819062554691_m-780x439.jpg)
Çdo të Hënë me çikat e Prishtinës
![Komunistët që nuk e dallonin dhjetorin prej të dhjetit (tetorit)!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ZPllumi2-e1736772616320-780x439.jpeg)
Komunistët që nuk e dallonin dhjetorin prej të dhjetit (tetorit)!
![NËSE DUAM](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Mahmoud-Darwish2-780x439.jpg)
NËSE DUAM
![Dhjetë rastet kur Bob Dylan ishte figura më bezdisëse në skenën e rokut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/dylani-780x439.jpg)
Dhjetë rastet kur Bob Dylan ishte figura më bezdisëse në skenën e rokut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
![Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/20240924-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
![Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/0-8-380x233.jpg)
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
![Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/collage-7-780x439.jpg)
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
![A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_42-2-780x439.png)
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
![Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/page-63-780x439.jpg)
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
![U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
![Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/carlo-1-1-780x439.jpg)
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
![Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/RONALDO-780x439.jpg)
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë