Christian Panucci, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, tri vite më parë kishte zyrtarizuar romancën me balerinën, Samanta Togni.

Në fakt, dyshja ka gjashtë vjet që janë të lidhur dhe së pari herë ishin takuar në garën e vallëzimit me yje, “Dancing with the stars”.

Por, lidhjen së tyre të luhatshme i ka ardhur fundit dhe këtë e ka konfirmuar vetë bukuroshja e shoubizit italian.

“Po, është e vërtetë, ne u ndamë. Nuk ndjej se duhet të jap deklarata të tjera”, ka thënë 38-vjeçarja.

Ende nuk dihet se cilat ishin arsyet që e çuan çiftin drejt ndarjes pas lidhjen që pritej të kurorëzohet me martesë..

Ndryshe, ish-futbollisti i shumë skuadrave evropiane më parë ka qenë i martuar për nëntë vjet me Isobel Panuccin, me të cilën ka një djalë. /Telegrafi/