LAJMI I FUNDIT:

Chrissy Teigen largohet nga Twitter pasi i pengonte negativiteti që ndikonte tek ajo

Chrissy Teigen largohet nga Twitter pasi i pengonte negativiteti që ndikonte tek ajo
Chrissy Teigen Foto: Mirror

Modelja e njohur, Chrissy Teigen ka deklaruar se është larguar në rrjeti social Twittër.

Një veprim i tillë vjen pas 10 vitesh përdorimi nga ana e saj, teksa kishte edhe një numër të madh të ndjekësve, shkruan Mirror.


35-vjeçarja ka treguar për publikun edhe arsyen e largimit, duke vënë në bazë negativitetin që po e merr.

“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova”, u shpreh ajo.

Tutje Teigen shtoi: “Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative.

Fansat e saj dhe miqtë e famshëm të bukuroshes brune u mërzitën nga vendimi i këngëtares, por sërish i uruan më të mirat. /Telegrafi/