LAJMI I FUNDIT:

Chris Hemsworth do të bëjë transformimin më të madh fizik për të luajtur rolin e Hulk Hogan në filmin biografik

Chris Hemsworth do të bëjë transformimin më të madh fizik për të luajtur rolin e Hulk Hogan në filmin biografik

Aktori i famshëm hollivudian, Chris Hemsworth, është duke u përgatitur për ta portretizuar një prej yjeve më të popullarizuar të mundjes spektakolare, Hulk Hogan, në filmin e ri të Netflixit.

Roli i legjendës së viteve të tetëdhjeta për aktorin 36 vjeçar do të paraqesë edhe transformimin më të madh fizik për të.


Në një prononcim për Total Film, ylli australian ka theksuar se ky film do të jetë vërtet një projekt atraktiv dhe argëtues.

“Siç mund ta imagjinoni, do të jetë një përgatitje e çmendur fizike për rolin. Duhet të arrij masën më të madhe se kurrë më parë, shumë më tepër se për rolin e Thor”, ka deklaruar Hemsworth.

Krahas përgatitjes fizike, ai duhet të angazhohet që të ndërtojë edhe qëndrimin e mundësit, si edhe ta përvetësojë theksin e tij.

Chris Hemsworth (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Chris është shprehur i entuziazmuar që i është dhënë mundësia për këtë rol dhe njëherësh ka thënë se ka kohë të mjaftueshme deri në xhirimin e filmit, pasi që akoma nuk e ka parë skenarin.

Edhe pse aktori e ka pranuar këtë sfidë të madhe, shumë kritikë mendojnë se ai nuk është i duhuri për ta luajtur rolin e Hogan. /Telegrafi/

Hulk Hogan (Foto: Jerod Harris/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori