LAJMI I FUNDIT:

Chris Hemsworth i jep një puthje gruas së tij, ndërsa bashkë me fëmijët marrin pjesë në inaugurimin e yllit të tij në “Walk Of Fame”

Chris Hemsworth i jep një puthje gruas së tij, ndërsa bashkë me fëmijët marrin pjesë në inaugurimin e yllit të tij në “Walk Of Fame”

Chris Hemsworth ishte i rrethuar nga familja dhe miqtë ndërsa inaugurohej ylli i tij në “Hollywood Hall Of Fame” të mërkurën.

Aktori i “Furiosa: A Mad Max Saga”, 40 vjeç, u shoqërua nga gruaja e tij Elsa Pataky, 47 vjeçe, dhe tre fëmijët e tyre — vajza India Rose, 12 vjeçe, dhe binjakët Sasha dhe Tristan, 10 vjeç — ndërsa Dhoma e Tregtisë së Hollywoodit e nderoi për kontributet e tij të jashtëzakonshme në filma.

I veshur me një kostum elegant ngjyrë blu, Chris la disa prej butonave të këmishës së tij të bardhë të pakopsitur, duke treguar buzëqeshjen e tij të mrekullueshme për fotografët entuziastë.

Në një moment gjatë ceremonisë, australiani i pashëm u përkul dhe i dha një puthje të ëmbël Elsa, e cila dukej mbresëlënëse në veshjen e saj të bardhë prej sateni me zbukurime të zeza me dantellë.

Gjatë ngjarjes, çifti i adhurueshëm pozoi pranë yllit në “Hollywood Walk Of Fame” me binjakët e tyre, ndërsa India Rose zgjodhi të mos merrte pjesë në fotografinë familjare.

“Hollywood Walk Of Fame” është një atraksion i njohur ndërkombëtar në Los Angeles, në trotuarin e së cilit përmban yje të vendosura me emrat e të famshmëve të nderuar për arritjet e tyre në industrinë e filmit, muzikës apo televizionit.

Disa aktorë të tjerë nga Australia dhe Zelanda e Re janë nderuar me yje, duke përfshirë emra si: Nicole Kidman, Eric Bana, Russell Crowe dhe Simon Baker.

“Ne jemi krenarë që e nderojmë Hemsworth me një yll të merituar”, lexohej një deklaratë nga organizata. “Së bashku me shumë fansa të tij, jemi të sigurt se bashkëkombësit e tij australianë do të jenë shumë të lumtur të mësojnë se po shtojmë një tjetër talent australian në trotuarin tonë ikonik, ‘Hollywood Walk Of Fame'”.

Ndërkohë, Hemsworth zbuloi të shtunën se cilin objekt kujtimi mbajti si suvenir nga prodhimi i filmit të tij të ardhshëm “Mad Max: Furiosa”.

Ai pranoi se personazhi i tij negativ Dementus ngiste një motor unik dhe shumë të modifikuar në filmin, të cilin e mbajti pasi xhirimet përfunduan. “Nuk e di nëse duhet ta pranoj, por nuk e vodha, por padyshim që thashë, ‘Ky po vjen me mua’,” i tha ai The Daily Telegraph.

Trotuari “Hollywood Walk Of Fame” është një ndër atraksionet më të njohura në Los Angeles.

Chris Hemsworth dhe Robert Downey Jr. pozuan në ceremoninë e yllit në “Walk of Fame”, ndërsa kolegia aktore e Hemsworth në “Furiosa”, Anya Taylor-Joy gjithashtu ishte e pranishme në këtë ditë të rëndësishme për Chris.

Ndërkohë, regjisori i “Furiosa”, George Miller, fliste gjatë ceremonisë së “Walk of Fame” të Chris Hemsworth. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Kuq e zi gjithë jetën”, Marina Vjollca mori vëmendje me një nga fotografitë e fundit

“Kuq e zi gjithë jetën”, Marina Vjollca mori vëmendje me një nga fotografitë e fundit

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Magazina
Kalo në kategori