LAJMI I FUNDIT:

China Open: Nadal mposht Kyrgios dhe fiton titullin e gjashtë sezonal (Foto/Video)

China Open: Nadal mposht Kyrgios dhe fiton titullin e gjashtë sezonal (Foto/Video)

Rafael Nadal siguroi titullin e gjashtë të sezonit, pasi mundi pa shumë vështirësi në finalen e Pekinit tenistin problematik australian, Nick Kyrgios.

Një sukses i merituar plotësisht, pavarësisht polemikave pa fund që krijoi game hapës, triumf që i jep njëherësh Rafës edhe titullin e 75 në 110 finale të zhvilluara gjithsej në karrierë.


Kështu pas titujve Slam në Roland Garros dhe Flushing Meadows, trofeve Masters 1000 në Monte Carlo e Madrid si dhe triumfit në Barcelonë numri 1 i botës koleksionon edhe një tjetër turne me vlerën e 500 pikëve në kryeqytetin kinez, që e ngjit tashmë në majë krejtësisht të vetëm në kuotën 19, përsa i përket aktiviteteve të këtij rangu, duke lënë prapa me një më pak tenistin zviceran Roger Federer.

Ndeshja ofroi vërtet pak, pasi numri 19 i botës u nervozua jashtëzakonisht shumë dhe filloi të shfryjë ndaj të gjithë gjyqtarëve, transmeton SS.

Fillimisht Kyrgios u paralajmërua nga Mohamed Lahyani ndërsa në fillimin e game-t të tetë gjyqtari kryesor e penalizoi me një pikë, për shkak të përdorimit në mënyrë të përsëritur të një fjalori aspak të hijshëm. Tenisti me origjinë greke fitoi shortin dhe preferoi t’i lërë shërbimet Rafës, zgjedhje vërtet e mençur sepse nën presion numri 1 i botës u thye në servis që në lojën hapëse dhe për të gjithë botën Kyrgios rrëmbeu që në start një game me break, por për habinë e të gjithëve topi ishte thirrur më parë jashtë nga gjyqtari i vijës, fraksion sekonde përpara se të kërkohej rishikimi i vendimit nga vetë Nadal.

Kështu tenistit australian nuk i mbeti gjë tjetër përvecse të kërkonte një “challenge” te arbitri suedez dhe në fakt pamjet e përsëritura konfirmuan që goditja e 22-vjecarit nga Canberra e kishte prekur vijën. Tre game-t e para zgjatën gjysmë ore dhe Kyrgios i anuloi Rafës plot pesë mundësi për break që në lojën e dytë.

Numri 8 i turneut evitoi një tjetër “break point” në lojën e katërt, gjithsesi pas barazimit 2-2 31-vjeçari spanjoll fitoi plot 9 game rresht, për të mbyllur në vazhdim krejt takimin me rezultatin e thellë 6-2, 6-1, në diçka më tepër se një orë e gjysmë lojë. Kyrgios që tre vjet më parë si numri 144 i botës e mposhti Rafën në Wimbledon, kur tenisti iberik ishte në fron, krenohej me bilancin e barabartë 2-2 në përballjet ndërmjet tyre, sidoqoftë këtë radhë numri 1 i botës nuk u influencua nga sjellja dhe nervozizmi i kundërshtarit, duke e privuar kështu tenistin australian edhe nga titulli i parë sezonal.

Për Rafael Nadal ky është titulli i dytë 500 pikësh në Pekin, pas suksesit në vitin 2005, gjithsesi në kryeqytetin kinez 31-vjeçari nga Mallorca ka fituar gjithashtu edhe medaljen e artë të Lojërave Olimpike të vitit 2008. Falë fitores së 61 të sezonit Rafa vazhdon të mbetet i pamundur që kur u rikthye në “çatinë e botës”, por mbi të gjitha triumfi në Pekin e çon në plot 2.360 pikë avantazhin e tij ndaj Roger Federer, në betejën e ashpër për ta mbyllur vitin në vendin e parë.

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori