LAJMI I FUNDIT:

Chiellini mungon ndaj Interit

Chiellini mungon ndaj Interit

Pas fitores në derbi ndaj Interit me rezultat të pastër 2:0, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka marrë një lajm të keq.

Mbrojtësi kryesor i Juventusit, Giorgio Chiellini ka pësuar një lëndim në këtë sfidë.


Reprezentuesi italian u detyrua ta lë fushën para kohës për tu zëvendësuar nga i riu Rugani në minutën e 36-të.

Edhe pse ende nuk dihet shkalla e lëndimit, e sigurt është mungesa e mbrojtësit për sfidën e Kupës ndaj Interit.

Gjatë ditës së sotme Chiellini do t’i bëjë kontrollet mjekësore për të parë shkallën e lëndimit që ka pësuar. /Telegrafi/