Mbrojtësi kosovar Roni Raçi ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm për Hajduk Splitin në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës ndaj Rakowit.

Raçi realizoi në minutën e parë në transfertë, duke i dhënë Hajdukut epërsinë 0-1 dhe duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 2-3 në favor të skuadrës kroate.


Mbrojtësi shënoi me kokë nga një goditje këndi, dhe gjyqtari azerbajxhanas Agajev menjëherë dha një faull në sulm. Megjithatë, pas protestave nga lojtarët e Hajdukut dhe stoli, gjyqtari e shqyrtoi videon dhe vendosi që goli ishte i rregullt.

telegrafi.com

Mbrojtësi kosovar po zhvillon një paraqitje të mirë në këtë përballje të rëndësishme, ndërsa goli i tij e ka afruar Hajdukun edhe më shumë me kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Në anën tjetër, Etrit Brruti, futbollisti tjetër kosovar i Hajdukut, e ka nisur ndeshjen nga banka rezervë.


Hajdukut i duhet fitorja, që të futet në fazën e grupeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app