LAJMI I FUNDIT:

Chelsea vihet seriozisht pas Timo Werner

Chelsea vihet seriozisht pas Timo Werner
Timo Werner . (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images)

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner është i lidhur me një klub të madh nga Liga Premier, si Chelsea.

23-vjeçari gjerman, i cili është nën kontratë me klubin e Bundesligës deri në vitin 2023, kishte thënë për Bild se ai beson se Liga Premier është liga më interesante në botë.


Pas kësaj interviste, Chelsea ka rritur interesimin e tyre për lojtarin, duke e kthyer në prioritet transferimin e tij.

Timo Werner (Foto: Octavio Passos/Getty Images)

Edhe gjigantët spanjoll, Real Madrid, ishin të lidhur më parë me Werner, por aktualisht bisedimet janë ndërprerë.

Sulmuesi ka shënuar 23 gola dhe ka siguruar dhjetë asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat e deritanishme këtë sezon për RB Leipzig.

Numrat e tij të pabesueshëm për një sulmues në një kampionat të madh si Bundesliga, tregojnë kualitetin e tij, ndërsa Wernerit ka ndihmuar Leipzigun që të qëndrojë në majë të Bundesligës. /Telegrafi/