LAJMI I FUNDIT:

Chelsea vazhdon me fitore, mposhtë lehtësisht rivalin lokal Crystal Palace

Chelsea vazhdon me fitore, mposhtë lehtësisht rivalin lokal Crystal Palace
Tammy Abraham, Christian Pulisic dhe Willian. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Fitorja e gjashtë radhazi ka ardhur për Chelsean në Ligën Premier, derisa ‘viktima’ e radhës ishte rivali lokal Crystal Palace.

Chelsea e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar qysh në minutat e para të kësaj sfide.


Ishte fillimisht amerikani Christian Pulisic që rrezikoi, por pa arritur qëllimin që të shënonte gol.

Në pjesën e parë dy raste të mira shënimi i takuan edhe kapitenit Willian, por as braziliani nuk e gjeti cakun, duke bërë që 45 minutat e para të përfundojnë me rezultat të bardhë 0-0.

Por shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, erdhi edhe goli i parë në këtë sfidë.

Willian asistoi për mrekulli te sulmuesi Tammy Abraham që realizoi lehtësisht për 1-0.

Tammy Abraham. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Edhe pas golit të parë Chelsea vazhdoi sulmet dhe në minutën e 79-të shënuan golin e dytë, ku realizues ishte Christian Pulisic.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola, ku Chelsea mjaftë mirë ruajti epërsinë dhe mori një tre pikësh të madh.

Për londinezët kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në elitën e futbollit anglez.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 26 pikë, pesë më pak se lideri Liveprool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori