LAJMI I FUNDIT:

Chelsea tenton transferimin e Edson Alvarez nga Ajaxi me një ofertë të lartë

Chelsea tenton transferimin e Edson Alvarez nga Ajaxi me një ofertë të lartë

Chelsea është njëra nga skuadrat që ka shpenzuar më së shumti gjatë afatit kalimtar veror.

Londinezët kanë transferuar futbollistë si Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella e Wesley Fofana e Raheem Sterling duke e përforcuar ekipin për sezonin e ri.


Megjithatë shuma e shpenzimeve të Chelseat pritet të rritet në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Gjiganti anglez ka bërë një ofertë të lartë në drejtim të Ajaxit për mesfushorin meksikan Edson Alvarez.

Mediat angleze dhe ato holandeze kanë konfirmuar se Chelsea ka ofruar hiq më pak se 50 milionë euro për afrimim e mesfushorit defensivë në Stamford Bridges.

Ajax ka refuzuar fillimisht ofertën e Chelseat, por vet futbollisti po i bën presion klubit të gjej një marrëveshje me gjigantin anglez pasi dëshiron transferimin në Londër.

E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë dhe në Angli janë të bindur se Alvarez do të bashkohet me Chelsean.

The Blues janë të gatshëm të përfshijnë edhe marokenin Hakim Ziyech në ofertë për Alvarez.

Në rast se zyrtarizohet ky transferim, atëherë 24-vjeçari Alvarez do të bëhej meksikani më i shtrenjtë në histori duke kaluar Hirving Lozanon i cili i kushtoi Napolit 45 milionë euro në vitin 2019./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori