Chelsea po mendon që t’i bëjë disa ndryshime në skuadër qysh nga afati kalimtar i janarit.

The Blues nën udhëheqjen e Thomas Tuchel tashmë janë në dijeni se ku po ngecin edhe pse kanë një ecuri pozitive në Ligën Premier, aty ku qëndrojnë si lider.

Rudigerit mund t'i lejohet largimi, Chelsea synon transferimin e Militaos Rudigerit mund t'i lejohet largimi, Chelsea synon transferimin e Militaos

Por, trajneri gjerman ka kërkuar nga bordi i klubit që të bëhen disa ndryshime, dhe tashmë ka një listë me lojtarë që i kërkon.

Për t’i realizuar ato, fillimisht do të largohen disa prej lojtarëve aktual, për t’i zëvendësuar me disa prej tyre që po tregojnë formë të mirë në skuadrat ku luajnë.

De Ligt, Kounde dhe Insigne: Chelsea po projekton skuadrën e ëndrrave me ndryshimet që do t’i bëjë De Ligt, Kounde dhe Insigne: Chelsea po projekton skuadrën e ëndrrave me ndryshimet që do t’i bëjë

Emra si, Mathijs de Ligt, Eder Militao, Jules Kounde, Aurelien Tchouameni, e Lorenzo Insigne, raportohet se janë kërkesat e Tuchel.

Me këto prurje, Chelsea do të kishte në letër një skuadër tejet të komponuar dhe që me gjasë edhe do sfidonte çdo skuadër më fuqishëm për trofe. /Telegrafi/

Foto: SunSport