LAJMI I FUNDIT:

Chelsea shkon në pushim me një gol epërsi ndaj Portos

Chelsea shkon në pushim me një gol epërsi ndaj Portos
(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë me avantazh përballë Portos në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan të Sevillas.

Rastin më të mirë në minutat e para e pati lojtari i skuadrës portugeze, Mateus Uribe, por nuk e dërgoi topin në kuadratin e portës.


Në minutën e 32-të, Blutë e zhbllokuan rezultatin. Jorginho tregoi vizionin e tij për ta gjetur Mason Mountin, i cili e pranoi topin, u rrotullua shpejt, shkoi drejt portës dhe shënoi.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Porto që në këtë takim është cilësinë e nikoqirit, pati dy raste të mira në minutat në vazhdim mirëpo, mungoi konkretizimit.

Ndryshe, të dyja sfidat çerekfinale ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohen në në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan të Sevillas, për shkak të kufizimit të udhëtimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/