LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pëson te Evertoni

Chelsea pëson te Evertoni
(Foto: Twitter/Everton)

Chelsea ka pësuar humbje minimale (1-0) në udhëtim te Evertoni në Goodison Park.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi, përmendim një mundësi të Yerry Mina, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Me të filluar gjysma e dytë, falë një gabimi të mbrojtës mysafire Richarlison i kalo vendasit në epërsi (47’).

Ky rezultoi goli i fitores që pati vlerën e tri pikëve për nikoqirët, pasi deri në mbyllje të takimit nuk pati gola të tjerë.

Ky triumf është shpresë për mbijetesë për Evertonin që mbetet akoma në zonën e rrezikut, derisa Chelsea qëndron në vend të tretë. /Telegrafi/