LAJMI I FUNDIT:

Chelsea nuk ishte as opsion, Cole Palmer ishte fare pranë transferimit tek një tjetër klub anglez

Chelsea nuk ishte as opsion, Cole Palmer ishte fare pranë transferimit tek një tjetër klub anglez

Një klub i Ligës Premier raportohet se ishte shumë afër transferimit të Cole Palmer nga Manchester City para se të arrihej marrëveshja për kalimin e tij të Chelsea.

Në afatin kalimtar veror, Palmer la Cityn për të kaluar në ‘Stamford Bridge’ në një marrëveshje që kushtoi rreth 45 milionë euro.


Deri më tani këtë sezon, anglezi ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 13 asistime në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Chelsean.

Sipas nënkryetares së West Ham United, Karren Brady, Palmer ishte shumë pranë transferimit tek West Hami, madje ata kishin një marrëveshje në parim me Cityn.

“Nga të gjitha lajmet që kam parë, Cole është shumë i mirë përballë portës njësoj si Jimmy Greaves. Kjo është arsyeja pse David Moyes u mundua shumë që ta transferojë atë. Ne madje kishim një marrëveshje të arritur me Manchester Cityn, deri në momentin kur Chelsea hyri në lojë”, ka thënë Brady.

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier
Lexo po ashtu "Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Më herët gjatë kësaj jave, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u pyet nëse ishte penduar që e lejoi largimin e Palmer pas paraqitjeve të tij fantastike këtë sezon.

“Gjatë parasezonit i thashë qëndro sepse Mahrez do të largohej, dhe ai më tha ‘jo, dua të largohem’. Pas dy sezoneve, çfarë mund të thoja unë?”.

“Ai po kërkonte për dy sezone që të largohej. I thashë ‘jo, qëndro’. Çfarë mund të bënim më shumë ne”, kishte deklaruar Guardiola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori