LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mposht Burnleyn, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve

Chelsea mposht Burnleyn, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve
during the Premier League match between Burnley and Chelsea at Turf Moor on April 19, 2018 in Burnley, England.

Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-t të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Burnleyt me rezultat minimal prej 2-1.


Gjatë gjithë ndeshjes për asnjë çast The Blues nuk kanë rrezikuar fitoren dhe tashmë i janë afruar edhe më tepër zonës së Ligës së Kampionëve.

Kevin Long  realizon autogol kundër Chelseat (Getty Images)

Alvaro Morata nuk arriti të realizoi gol në të 12 minutë, por për epërsinë e skuadrës së trajnerit Antonio Contes, përkujdeset Kevin Long i vendasve që shënoi autogol në të njëzet minutë.

Edhe në vazhdim Morata kishte dy raste për shënim të golave, por që nuk arriti të realizoi gol në portën e portierit Pope.

Pas humbjes së njëpasnjëshme të rasteve, erdhi edhe ndëshkimi për skuadrën e trajnerit italian.

Alvaro Morata humb disa raste të mira kundër Burnleyt (Getty Images)

Ishte Ashley Barnes, ai i cili barazoi rezultatin në të 64 minutë pas një pasimi të saktë të islandezit, Johann Gudmundssonit.

Por, pesë minuta më vonë mysafirët e rikthyen epërsinë Victor Mosesit, i cili mori një asistim të saktë nga ana e Emersonit.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e të kaltërve me rezultat 2-1.

Pas kësaj, Chelsea mbetet në vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 63 pikë ndërsa Burnleyt mbetet në pozitën e shtatë me 52 pikë.

Theksojmë se Tottenham Hotspur ka 68 pikë dhe pozicionohet në vendin e  katërt të tabelës së Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori