Chelsea-Liverpool: Formacionet zyrtare, Sarri ia beson sulmin Giroudit


Liverpooli në xhiron e shtatë të Ligës Premier është mysafir i Chelseat.
Skuadra e Jurgen Klopp në këtë fillim ka gjitha fitore, kurse ajo e Maurizio Sarrit ka vetëm një barazim të pësuar.
Nga minuta e parë te Blutë në sulm luan Oliver Giroud, kurse te LFC mesfushori Jordan Henderson, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso, Jorginho, Kante, Kovacic, Hazard, Willian, Giroud.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Milner; Salah, Mane, Firmino.
Në rast të fitores Reds do të bëheshin skuadra e parë në histori të Ligës Premier që fitojnë shtatë ndeshjet e para. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































