LAJMI I FUNDIT:

Chelsea kërkon fitore ndaj Lille, për të kaluar në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve – formacionet e mundshme

Chelsea kërkon fitore ndaj Lille, për të kaluar në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve – formacionet e mundshme

Chelsea duhet të fitojë sonte ndaj Lille, nëse e dëshiron kalimin në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra londineze do të jetë nikoqir i asaj franceze në përballjen që zhvillohet nga ora 21:00 në Stamford Bridge.


The Blues në këtë takim do të jenë pa Olivier Giroudn, Ruben Loftus-Cheek dhe Fikayo Tomorin, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Lille nuk mund të llogaris në Timothy Weah, Adama Soumaoro dhe Reinildo Mandava, që po ashtu janë të lënduar.

Ajaxi është aktualisht lider i Grupit H me dhjetë pikë, Valencia dhe Chelsea me na tetë dhe Lille me vetëm një.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Kepa; James, Rudiger, Zouma, Azpilicueta; Kante, Jorginho, Kovacic; Willian, Abraham, Pulisic.

Formacioni i mundshëm i Lille: Maignan; Pied, Djalo, Gabriel, Bradaric; Andre, Soumare; Yazici, Ikone, Araujo; Osimhen. /Telegrafi/