LAJMI I FUNDIT:

Chelsea interesohet për Mandzukicin

Chelsea interesohet për Mandzukicin

Chelsea po interesohet për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, pasi e shohin si një alternativë për Romelu Lukakun.

Sipas gazetës britanike The Mirror, sulmuesi kroat shihet si zgjedhje tjetër e  Antonio Contes nëse Lukaku mbetet në Everton.

Ky ndërrim do të ishte një surprizë për 30-vjeçarin kroat, i cili u bashkua me  Juventusit vetëm një vit më parë për 19 milionë euro nga Atletico Madrid.

‘Terry e di rëndësinë e fanellës së Chelseat’
Lexo po ashtu ‘Terry e di rëndësinë e fanellës së Chelseat’

Në teori, Juventus mund të lejoj largimin e tij, duke pasur parasysh që ka shpenzuar 90 milionë euro për transferimin e Gonzalo Higuainit nga Napoli.

Sipas The Mirror, Chelsea janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë funte apo 28.9 milionë euro, shifër e cila është më e madhe sesa bardhezinjtë kanë ndërmend të fusin në xhep në rast shitje të Simone Zaza.

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Ndryshe, në sezonin e kaluar, Mandzukic shënoi 13 gola në 36 ndeshje për gjigantët e Torinos, gjithashtu dhuroi edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/