LAJMI I FUNDIT:

Chelsea është bërë gati për afatin kalimtar të janarit, synohet transferimi i dy lojtarëve

Chelsea është bërë gati për afatin kalimtar të janarit, synohet transferimi i dy lojtarëve

Chelsea është bërë gati për të transferuar dy lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të fundit.

“Blutë e Londrës” kanë shpenzuar mbi 1 miliardë euro në tri afatet e fundit kalimtare, që prej se Todd Boehly dhe Clearlake Capital, morën frenat e klubit në maj të vitit të kaluar.


Në shtator, Cole Palmer u bë lojtari i 25-të që iu bashkua Chelseat për një shumë rreth 42 milionë eurosh, që prej se filloi ‘revolucioni’ i Todd Boehly.

Ndërkohë, vitin e kaluar, Chelsea kishte thyer rekordin e transferimeve në Angli dy herë, me transferimet e Moises Caicedo (115 milionë) dhe Enzo Fernandez (106 milionë).

Kapiteni i Chelsea, James nga spitali pas operimit: Kam marrë mesazhe urrejtjeje
Lexo po ashtu Kapiteni i Chelsea, James nga spitali pas operimit: Kam marrë mesazhe urrejtjeje

Sidoqoftë, klubi është përgatitur që të shpenzojë edhe më shumë gjatë janarit, pas startit të dobët të sezonit që ka parë ata të pozicionohen në vendin e dhjetë në tabelë, 12 pikë larg top katërshes.

Sipas Evening Standard, Chelsea ka filluar bisedimet me Sporting Lisbonën për qendërmbrojtësin Ousmane Diomande.

20-vjeçari thuhet se do të jetë njëri nga prioritetet kryesore të klubit gjatë muajit të ardhshëm.

Sportingu raportohet se kanë refuzuar ofertën hapëse të Chelseat për Diomanden dhe kanë insistuar se do ta shesin atë vetëm në rast se paguhet klauzola e tij prej 80 milionë eurosh.

Chelsea kompleton transferimin e parë për janar, por tifozët do të duhet të presin shtatë muaj për ta parë atë të luajë
Lexo po ashtu Chelsea kompleton transferimin e parë për janar, por tifozët do të duhet të presin shtatë muaj për ta parë atë të luajë

Për më shumë, i njëjti medium ka pretenduar se Chelsea ka pyetur gjithashtu edhe për shërbimet e Viktor Gyokeres që është bashkëlojtar i Diomandes tek Sportingu, pas transferimit në Portugali verën e kaluar.

Gyokeres ka regjistruar 17 gola dhe tetë asistime në 20 ndeshje, që prej transferimit të tij tek gjiganti portugez.

Edhe për Gyokeres, Sportingu po heziton ta shesë kartonin e tij, andaj klubet e interesuara duhet të paguajnë klauzolën e tij prej 100 milionë eurosh në rast se duan ta transferojnë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

La Liga
Jose Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri, befason me destinacionin

Jose Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri, befason me destinacionin

Ligat tjera
Theo Hernandez kërkon dyfishim të pagës, Milani i vendos çmimin e shitjes

Theo Hernandez kërkon dyfishim të pagës, Milani i vendos çmimin e shitjes

Serie A
Klubi saudit i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Klubi saudit i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

La Liga
Valdano zbulon një mosmarrëveshje mes Ancelottit dhe Kroosit dhe zgjidhjen e tij të heshtur për t’u pensionuar

Valdano zbulon një mosmarrëveshje mes Ancelottit dhe Kroosit dhe zgjidhjen e tij të heshtur për t’u pensionuar

La Liga
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Kalo në kategori