Chelsea e shkarkoi Roseniorin pas 106 ditësh, por a e dinit se babai i tij e mban rekordin absolut: Ai ishte trajner për vetëm 10 minuta?

Liam Rosenior e përfundoi pa lavdi periudhën e tij të shkurtër si trajner i Chelseat, por ai nuk është aspak afër babait të tij, Leroy, i cili mban rekordin e futbollit anglez për qëndrimin më të shkurtër në stol të një skuadre.
Rosenior mori pesë humbje radhazi në stolin e Chelseat dhe u shkarkua pas 23 ndeshjeve në Stamford Bridge, domethënë pas tre muajsh në detyrë.
Megjithatë, kjo nuk është aspak afër kohës së shkurtër që pati babai i tij, Leroy Rosenior.
Rekordi në futbollin anglez u vendos në maj të vitit 2007. Babai i Liamit, Leroy Rosenior, ishte në stol, besoni ose jo, për vetëm 10 minuta para se të përjashtohej.
Leroy Rosenior u emërua si trajneri i ri i Torquay United më 17 maj 2007. Ai qëndroi vetëm 10 minuta në stol dhe vetëm lexoni më poshtë se çfarë ndodhi më pas.
Rosenior u prezantua para mediave në një konferencë për shtyp. Megjithatë, 10 minuta më pas, pronarët e rinj të klubit e kontaktuan atë për ta informuar se kishin sjellë Colin Lee si drejtor sportiv të klubit.
Liam Rosenior was sacked by Chelsea with 96% of his contract time remaining (74.5 months out of 78)
Still, he lasted 15,264 times longer than his Dad Leroy Rosenior at Torquay in 2007 (appointed 10 minutes before club takeover that ended his reign)
— Bill Edgar (@BillEdgarTimes) April 22, 2026
Me autoritetin mbi vendimet për futbollin, Lee vendosi ta shkarkonte menjëherë Roseniorin 10 minuta pas emërimit të tij, pa u takuar me ekipin.
Interesante është se, pasi e përjetoi këtë, Rosenior i vjetër nuk u kthye më kurrë në karrierën e tij si trajner. Ato 10 minuta në stolin e Torquay ishin të fundit të karrierës së tij. /Telegrafi/




















































