LAJMI I FUNDIT:

Chelsea me disa mungesa ndaj Burnleyt – formacionet zyrtare

Chelsea me disa mungesa ndaj Burnleyt – formacionet zyrtare

Chelsea dhe Burnley do të përballen në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin ‘Stamford Bridge’, me The Blues që cilësohen si favoritë në letër.


Për këtë sfidë, Chelsea do të jetë pa Marcos Alonson, Timo Wernerin, Romelu Lukakun dhe Mateo Kovacicin që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Burnley nuk do të mund të llogarisë vetëm në Dale Stephens, që po ashtu është i lënduar.

Formacionet startuese

Chelsea: Mendy, Christensen, Silva, Rudiger, James, Kante, Jorginho, Chilwell, Barkley, Havertz, Hudson-Odoi.

Burnley: Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor, Brownhill, Westwood, Gudmundsson, McNeil, Cornet, Wood. /Telegrafi/