LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Inter në garë për Robin Gosens

Chelsea dhe Inter në garë për Robin Gosens
Robin Gosens . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Robin Gosens është njëri nga mbrojtësit e majtë më në formë në Evropë.

Reklama

Gjermani ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Atalantën dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Falë formës fantastike, Gosens ishte paraparë të grumbullohej edhe nga Kombëtarja e Gjermanisë, por për shkak të coronavirusit debutimi i tij është shtyrë.

25-vjeçari megjithatë mund të largohet nga Bergamo pas tri viteve qëndrim aty.

Robin Gosens . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Chelsea dhe Inter janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë.

Gosens përveç që luan mjaftë mirë në defensivë, ai është i pandalshëm edhe në ofensivë duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë në 30 ndeshje këtë edicion.

Atalanta e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e tyre, por Gosens po tundohet që të luaj për një skuadër më të madhe.

Gjithsesi bergamaskët janë gati ta lënë të lirë gjermanin nëse vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

Premier League
Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Liga e Kampionëve
Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

La Liga
Stadiumi i Barcelonës sot nuk njihet: Shikoni si duket pas fillimit të rinovimit

Stadiumi i Barcelonës sot nuk njihet: Shikoni si duket pas fillimit të rinovimit

La Liga
Rregulli i Ligës Premier që mund të bëjë që ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit të riluhet

Rregulli i Ligës Premier që mund të bëjë që ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit të riluhet

Premier League
Merret vendimi brutal ndaj gjyqtarit që bëri gabimin trashanik në ndeshjen Tottenham-Liverpool

Merret vendimi brutal ndaj gjyqtarit që bëri gabimin trashanik në ndeshjen Tottenham-Liverpool

Premier League
Kalo në kategori