LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Arsenal arrijnë marrëveshje për Giroudin

Chelsea dhe Arsenal arrijnë marrëveshje për Giroudin

Chelsea dhe Arsenali thuhet se kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit francez, Olivier Giroud.

Blutë e Londrës janë nga fillimi i muajit janar në treg për të gjetur një sulmues të ri pasi Alvaro Morata dhe Michy Batshuayi janë larg pritjeve.


Kështu, trajneri Antonio Conte dhe drejtuesit e klubit kishin etiketuar sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, si lojtarin ideal për vijën e sulmit.

Dështon kalimi i Dzekos te Chelsea
Lexo po ashtu Dështon kalimi i Dzekos te Chelsea

Megjithatë, në fund një marrëveshje nuk u materializua pasi nuk u gjet një akord mes klubeve dhe lojtarit me Chelsean.

Dzeko duke festuar njërin nga shumë golat e tij me Romën, ishte objektivi primar i Chelseat (Getty Images)

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca DiMarzio, Chelsea ka gjetur opsionin e tyre rezervë në vend të Dzekos dhe ai është Olivier Giroud i Arsenalit.

Skuadra nga Stamford Bridge thuhet se ka rënë dakord për një tarifë prej 15 milionë funteve apo rreth 15 milionë eurove plus bonuse për sulmuesin francez.

Nëse dështon Dzeko, Chelsea kërkon Giroudin
Lexo po ashtu Nëse dështon Dzeko, Chelsea kërkon Giroudin

Ky veprim do t’i mundësojë Batshuayit të huazohet deri në fund të sezonit, ku skuadra më e favorizuar mendohet të jetë Borussia Dortmund.

Në listën e ngushtë të Bluve për sulmin ishin edhe Christian Benteke dhe Peter Crouch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori