Chelsea bindës, kryeson tabelën

Vetëm fitorja ishte opsion për Chelsean, me Torresin që startoi dhe që nuk shënoi sërish.
Sidoqoftë, Mohamed Salah shënoi pas 32 minutash lojë për 1-0 me asistim të Nemanja Matic.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, kurse në pjeën e dytë vazhdoi paraqitja e mirë e Bluve, ashtu sikurse edhe e portierit të Stokes.
Në minutën e 61-të, Frank Lampard nga pika e bardhë mendoi se do të shënonte në tentim të parë, por kjo nuk ishte e mundur nga Asmir Begovic, i cili e ndali goditjen por vetëm për t'u kthyer te Lampard që realizoi për 2-0.
Në vazhdim Willian ishte vendimtar duke shënuar për 3-1 dhe duke kompletuar paraqitjen e Salah i cili bëri edhe asistim me këtë rast (72').
Me rezultat 3-0 përfundoi sfida dhe pas javës së 33-të Chelsea kryeson tabelën me 72 pikë, një pikë më shumë se Liverpooli që përballet nesër me West Hamin.















































