Chelsea ka marrë një fitore të madhe para tifozëve të vet, teksa ka mposhtur rivalin lokal Crystal Palace 2-0.

Ishte kjo fitorja e gjashtë radhazi për skuadrën e Frank Lampard në Ligën Premier.

Tammy Abraham dhe Christian Pulisic ishin realizuesit e golave për klubin londinez në këtë sfidë.

Tammy Abraham, Christian Pulisic dhe Willian. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

E pikërisht anësori amerikan në fund mori notën më të lartë në këtë sfidë.

Lartë u vlerësuan edhe Willian, Tammy Abraham, Mateo Kovacic e Kurt Zouma.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë sfidë shkoi kapitenin e mysafirëve, serbin Milojovic. /Telegrafi/